Kultura në mediet shqiptare – Të ftuarit në panel ndanë përvojën e tyre dhe sfidat në këtë fushë

Dy klubet studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa” të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të UNISHK zhvilluan në Bibliotekën Shkencore takimin me temë: “Kultura në mediat shqiptare”, ku ishin të ftuar gazetarët: Anisa Ymeri, Luela Myftari dhe Marjo Gjini.
Të ftuarit në panel ndanë përvojën e tyre mbi promovimin e kulturës në hapësirën mediatike si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.
Takimi u ndoq me interes nga studentët dhe pedagogët, duke sjellë një debat të hapur mbi ndikimin e medias në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore.