Kultura kubiste në një ekspozitë – Punimet e artistit Agron Mulliqi i përkasin etnografisë, gjeometrisë dhe vizatimit
Artisti nga Gjakova, Agron Mulliqi çeli ekspozitën personale me punime në fushën e etnografisë, gjeometrisë, vizatimit dhe kulturës kubiste në tërësi në galerinë “Oda”. Autori e ka titulluar atë “Simfonia e etnosit” , ku secili mund ta përjetojë sipas gjendjes së vet emocionale.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe skulptori shkodran Ferid Kola.
Ai shprehet rreth punimeve të artistit Mulliqi.
“Mes Kosovës dhe Shqipërisë, dallimet mund të mos jenë të mëdha, por ato ekzistojnë”, thotë autori i ekspozitës.
Agron Mulliqi sot jeton dhe vepron si artist i pavarur në Prishtinë, ku jep kontributin e tij në artin bashkëkohor.