Lajme

Kultivoi 320 bimë narkotike, ekstradohet nga Italia 53 vjeçari

Interpol Tirana njoftoi sot se ka ekstraduar nga Italia një 53-vjeçar, i cili akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në Milot, në vitin 2022.

Ndërkohë është ekstraduar drejt Italisë një 46-vjeçar nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të koduara “Para drejtësisë”, të zhvilluara në bashkëpunim  me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë, po në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”, nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

7 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

7 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

7 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

8 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

8 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

8 hours ago