Kukli i Mjedës, frymëzim i gjallë / Në kompleksin muzeal, aty ku lindën vargjet e Trinës dhe “Andrra e jetës”

kukli i mjedes

Në Kukël të Vaut të Dejës, në një prej fshatrave më të qeta mes Shkodrës dhe Lezhës, ndodhet Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, një kompleks që përfshin shtëpinë e dikurshme të poetit dhe kishën ku ai shërbeu si meshtar.

 Kjo hapësirë është kthyer në një pikë referimi për studiues, nxënës dhe vizitorë që duan të prekin nga afër jetën dhe krijimtarinë e një prej figurave më të ndritura të kulturës shqiptare.

Ky mjedis është vendi ku mendohet se Mjeda ka shkruar vargjet e njohura të poezisë “Trina”, një nga perlat e tij më të ndjera, që reflekton dhembjen dhe ndjeshmërinë njerëzore.

 Hapësira e këtij ambienti ndjen domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje që pritet të ndodhë në të ardhmen.

Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, përveçse një vend kujtese, përfaqëson një pasuri kulturore të trashëguar që meriton më shumë vëmendje, për ta kthyer në një strehë frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.