Kukësi pa transport publik. Banorët, pritje me orë të gjata për gjetjen e një makine

Kukesi pa transport publik

Kukesi pa transport publik

Banorët e rrethit të Kukësit po përballen me vështirësi në lëvizjen nga një fshat në tjetrin apo drejt qëndrës së qytetit. Shkak është bërë mungesa e transportit të rregullt rural. 

Banorët thonë se presin me orë kalimin e ndonjë makine të rastit për të shkuar në shtëpitë e tyre. Në ditët e ftohta apo të nxheta, ata vihen më shumë në vështirësi.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve të transportit të udhëtarëve shprehen se puna në linjat rurale nuk ka leverdi pasi nuk ka klientë. Shumë banorë janë larguar në emigracion duke krijuar këtë situatë të vështirë.