Kujdesi shëndetësor në shkollat 9-vjeçare / Kalendari i aktiviteteve promovuese dhe angazhimi i infermierëve në muajin janar

kujdesi ne shkolla moza rragami

Për vitin 2026 institucionet arsimore dhe shëndetësore kanë hartuar një kalendar aktivitetesh promovuese të cilat synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

 Infermierja Mimoza Rragami flet për nismat e ndërmarra në funksion të shëndetit të nxënësve.

Gjatë muajit janar,  në shkollat 9-vjeçare janë zhvilluar dhe janë planifikuar aktivitete me fokus informimin e nxënësve dhe prindërve mënyrat e mbrojtjes së shëndetit në mjedisin shkollor dhe familjar.

Një rol kyç në zbatimin e këtyre aktiviteteve e ka infermieri  i shkollës  i cili jo vetëm monitoron gjendjen shëndetësore të fëmijëve, por ndërhyn edhe në identifikimin dhe trajtimin e problematikave më të shpeshta që hasen tek nxënësit.

Aktivitetet promovuese në shkolla mbeten një element i rëndësishëm në edukimin shëndetësor të fëmijëve, duke kontribuar në krijimin e zakoneve të shëndetshme që në moshë të hershme dhe në forcimin e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe shërbimit shëndetësor.