Kujdes i shtuar në Shtëpinë e të Moshuarve / Reduktohen daljet, kryhet vaksinimi antigrip dhe sigurohet ngrohje në të gjitha ambientet

hoxha drejtor azil

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virozave gjatë kësaj periudhe dimërore.

 Drejtuesi i  institucionit, Fatjon Hoxha, shprehet se janë zbatuar protokolle të posaçme higjieno-sanitare, ndërsa sistemi i ngrohjes funksionon normalisht në të gjitha ambientet, duke garantuar kushte të përshtatshme për banorët.

Krahas reduktimit të daljeve, më herët të moshuarit kanë kryer edhe vaksinën antigrip me qëllim parandalimin e infektimeve.

Shërbimet dhe përkujdesi në këtë institucion ka ndikuar pozitivisht në situatën shëndetësore dhe psikologjike të moshes së tretë që strehohet aty.

Në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër marrin shërbim 65 të moshuar.