Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra / Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar mbrëmjen e së martës në RTSH Shkodra.
Ish- futbollisti i Vllaznisë, Nikolin Thana, i dekoruar para ndeshjes me “Mirënjohje” nga Klubi i Futbollit Vllaznia, si dhe dy trajnerët e futbollit, Ardit Mani dhe Zen Bushati, vlerësuan kualifikimin e Vllaznisë, por patën edhe kritika për lojën e kuqebluve.
Duke lënë pas Kupën e Shqipërisë,Vllaznia, këtë fundjavë, luan në transfertë me Laçin, për llogari të javës së 27-të Abissnet Superiore.