Categories: AktualitetLajme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Vetëm një gjykatë e pavarur, administron mirë drejtësinë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë të hënën në ceremoninë e zhvilluar për nder të gjyqtarit Anthony Kennedy, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një karrierë të shkëlqyer si jurist, dedikuar promovimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Zaçaj mori pjesë në këtë ceremoni me ftesë të Javier Cremades, kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve (WJA).

Gjatë sesionit me titull “Pavarësia e Gjyqësorit dhe Indeksi i Shtetit të së Drejtës”, kryetarja Zaçaj, në fjalën e saj, theksoi se “vetëm një gjykatë e pavarur, së cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese”.

Po ashtu, ajo shtoi se “në drejtim të garantimit të parimit të shtetit të së drejtës, Gjykata Kushtetuese është një element kyç për sa kohë që kontrolli kushtetues është një nga këto mekanizmat që ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi”.

Shoqata Botërore e Juristëve (WJA) është krijuar në vitin 1963 si një forum ndërkombëtar ku kryetarë shtetesh, gjyqtarë, qeveritarë, akademikë, avokatë, aktivistë dhe figura të tjera të rëndësishme bashkëpunojnë për promovimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Messi është më i miri, Cristiano Ronaldo në vend të katërt

Organizata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka hartuar një listë me 10…

9 hours ago

Parlamenti me 67 deputetë të rinj – 47 gra në Kuvend, sistemi u mundësoi fitoren 45 kandidatëve të listës së hapur

Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një shumicë të re parlamentare, ku Partia Socialiste siguron…

9 hours ago

Faqe digjitale për ish-të burgosurit e Spaçit, dokumentohen vuajtjet dhe historitë e ish-të dënuarve politikë

Historitë e ish-të dënuarve politik në burgun famëkeq të Spaçit nga sot mund të aksesohen…

10 hours ago

Hoxha: Nga 12 milionë vizitorë asnjë ngjarje kriminale me turistë të huaj

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Kursantët e Studimeve të Larta…

10 hours ago

Arrestohet doganieri dhe 3 punonjës policie, lejuan kalimin e kamionit me drogë në kufi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për…

10 hours ago

Ishte vjedhur nga varri i tij, gjendet pas 30 vitesh busti i këngëtarit Jim Morrison

Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988…

16 hours ago