Kryetari i Këshillit të Qarkut, Edmond Ndou,  takohet me pensionistët

keshilli i qarkut mondi 25

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou,  ka zhvilluar një takim me pensionistët , me cilët ndau ide e mendime, si dhe problematikën e trajtimit financiar tyre.

Në një postim në faqen e  Këshillit të Qarkut , Ndou shkruan :

“Ka gjithmone per te mesuar nga brezat, edhe çdo dite eshte e pershtatshme per te marre prej tyre nje mesim me vlere .

Sot zhvillova nje takim me disa pensionist te qytetit te Shkodres ku ndame ide, mendime dhe shqetesime, per nje jete me te mire per secilin prej tyre .

Kryefjale e problematikave vazhdon te mbetet trajtimi financiar i tyre, edhe lajmi i mire eshte se kjo do te ndryshoje shume shpejt!

Jo vetem lufta ndaj informalitetit edhe çmimeve te pakontrolluara , por edhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare do te sjellin efektet e tyre ne permiresimin e jetes se prinderve edhe gjysherve tane.

Mendimet e tyre kane nje vlere te madhe per ne edhe do te merren parasysh ne sfiden e rritjes se pensioneve, qeveria shqiptare eshte e gatshme per te na ndihmuar ne kete rrugetim.

Shume shpejt trajtim dinjitoz per çdo pensionist qe ka punuar nje jete te tere per t’i sherbyer vendit te tij!”.