Kryeparlamentari Peleshi vizitë zyrtare në SHBA, takon kongresmenin Keith Self: Mbështetje e palëkundur për Partneritetin Strategjik mes dy vendeve

Peleshi vizitë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nisur vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara me një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan. Peleshi është pritur nga kongresmeni Keith Self, i cili mban postin e Kryetarit të Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe roli i vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Në krah të Kryeparlamentarit Peleshi ishin deputetë, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Pjesë e takimit ishin kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi. Nga radhët e socialistëve ishin të pranishëm Damian Gjiknuri dhe Ilir Pendavinji.

Mesazhet e takimit

Përmes një reagimi, Peleshi theksoi se mbështetja e SHBA-së për Shqipërinë mbetet e palëkundur.

“Në Kongresin Amerikan, me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, forca e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe angazhimi amerikan për reformat, paqen dhe sigurinë në rajon e në botë, elementë thelbësorë të bashkëpunimit mes dy vendeve.,” shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

626987766 1451461209671918 6488034421984023414 n
626988309 1451461363005236 6691652843585785745 n 1
627043975 1451461349671904 658529448310942127 n
image 34
image 38
image 35
image 37
image 40
image 39
image 36