Kryeministri Rama vizitë në Shkodër – Inspektohen investimet  në “Zdrale”, “Rus” dhe Postribë

rama viziton shkodren

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci , ka zhvilluar një vizitë në Shkodër për të parë nga afër investimet që janë kryer dhe po realizohen, duke filluar që me fasadat e pallateve, për të vijuar me punën që po bëhet  në zonën e Zdrales, një investim që pritet ta transformojë të gjithë zonën duke e integruar me pjesën tjetër të  hapësirës publike.

Kryebashkiaku Beci e njohu kryeministrin Rama me ndërhyrjet rrënjësore që janë bërë përgjatë gjithë insfrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore të Zdrales.

Më tej,  kryemistri Rama ka parë nga afër investimin  e përfunduar në Tregun e Rusit,  realizuar në sajë të  bashkëfinancimit të Bashkisë Shkodër me Agjencinë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (AZHBR).

Kryebashkiaku Beci e njohu Kryeministrin Rama me ndërhyrjet që janë bërë në treg ,  për ndërhyrjet e tjera që do bëhen si dhe ndërhyrjet në fasada të pallateve , konviktit të shkollës “Prenkë Jakova , apo dhe terreneve sportive.

Kryeministri Edi Rama vijoi inspektimet e projekteve në qytetin e Shkodrës me vizitën në  shkollën e mesme të bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë , ku po realizohet ndërtimi i terreneve sportive .

Gjatë kësaj vizite, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e informoi kryeministrin për ndërtimin e terreneve të tjera sportive në shkollat e qytetit të Shkodrës.

Gjatë vizitës në Shkodër, kryeministri Rama u shoqërua me fjalë falenderuese nga qytetarët shkodranë  për investimet nga qeveria dhe Bashkia e Shkodrës.