Kryeministri Rama inspekton punimet në aksin Qafë Qelë (Vau Dejës) – Koman

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Vaun e Dejës, ku ka inspektuar nga afër investimet që po realizohen në këtë bashki.
Lidhur me vizitën e kryeministrit Rama ka shkruar në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli.
“Vau Dejës është kthyer në një kantier punimesh, ku aksi Qafë Qelë (Vau Dejës) – Koman mban peshën më të madhe. E nisëm javën me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Drejtorin e KESH Erald Elezi si dhe të deleguarin politik të qarkut, Benet Beci, teksa inspektuam nisjen e këtij investimi strategjik. Investim, i cili i hap rrugë zhvillimit turistik dhe ekonomik për rajonin.
Mirënjohës qeverisë shqiptare dhe çdokujt që besoi se Vau Dejës duhet të jetë pjesë e planeve të mëdha.
Së bashku për të ardhmen!
#SëBashkuPërVauDejësin” , – shkruan kryebashkiaku Shkreli
