Kryeministri kanadez viziton Kinën, marrëveshje me Xi për heqjen e barrierave tregtare

kanadezi ne kine

Kanadaja dhe Kina arritën të premten një marrëveshje për uljen e tarifave tregtare ndaj produkteve të njëra-tjetrës, një marrëveshje kjo që sipas kryeministrit kanadez Mark Karney ishte historike, pavarësisht se paraprake, pasi do të hiqte barrierat tregtare mes dy vendeve. 

Marrëveshja përfshin edhe një premtim për importimin e 49 mijë automjeteve elektrike nga Kina me tarifa preferenciale.

“Angazhimi dhe bashkëpunimi do të jenë themeli i partnershipit tonë të ri strategjik. Bujqësia, energjia financa janë ato ku mund të shënojmë përparim të menjëhershëm”, theksoi Carney pasi u takua në Pekin me presidentin kinez Shi Jinping.

 “Deri në datën 1 mars, Kanadaja pret që kina të ulë tarifat ndaj farave të kanolas që eksportohen nga Kanadaja, nga rreth 84 për qind në rreth 15”, vijoi më tej kryeministri kanadez, i cili gjithashtu bëri me dije se Xi ishte angazhuar për të siguruar heqjen e  vizave për shtetasit kanadezë që udhëtojnë drejt kinës. 

Dy palët janë dakordsua edhe për bashkëpunim në energjinë e pastër dhe  lëndëve djegëse fosile si dhe rinisjen e bisedimeve në nivel ministrash, çka i hap rrugë shtimit të importeve kineze të teknologjisë së energjisë së pastër drejt Kanadasë por edhe rritjes së eksporteve kanadeze të karburanteve fosile drejt kinës.  

Vizita e Carney në Pekin u zhvillua pas përkeqësimit në 2018-ën të marrëdhënieve mes dy vendeve, kur në bazë ë një urdhër arresti amerikan autoritetet kanadeze arrestuan të bijën e themeluesit të kompanisë Huaëei,  një lëvizje së cilës kina u kundërpërgjigje duke arrestuar dy kanadezë për spiunazh. Në vitet që pasuan, dy vendeve vendosën tarifa ndaj eksporteve të njëra-tjetrës, dhe kina u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet e Kanadasë.  Por Carney është përpjekur të kthejë faqen pasi partneri kyç ekonomik i vendit të tij, SHBA rriti ndjeshëm tarifat ndaj eksporteve kanadeze.