Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

Benet Beci paraqitet

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur këtë të premte, më 19 dhjetor, në ambientet e SPAK.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme zgjati afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës.

SPAK regjistroi procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike kryer në bashkëpunim më 23 tetor të vitit të kaluar.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).

Hetimet ndaj kryebashkiakut Beci nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Beci, i cili prej majit 2023 mban postin e kryebashkiakut të Shkodrës, ka një karrierë të gjatë në administratën publike.

Ai ka drejtuar më herët Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, ndërsa për disa vite ka qenë në krye të KESH-it, detyrë nga e cila u largua në vitin 2021, kur vendosi të kandidojë për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.