Kryebashkiaku Benet Beci  voton në qendrën e votimit tek Biblioteka e qytetit

beneti voton

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i shoqëruar nga bashkëshortja, ka votuar në qendrën e votimit tek Biblioteka e qytetit.

Pas votimit, kryebashkiaku Beci u shpreh: “Ka qenë një  fushatë shumë qytetare, shumë e qetë, siç është vetë Shkodra.

Shpresoj të shkojë kështu deri në fund të ditës sot dhe secili të gjejë kohën për të ardhur dhe për të kryer këtë detyrë qytetare të votimit dhe pastaj i uroj të gjithëve një të dielë të bukur me familjet e tyre”