Kryebashkiaku Beci dhe ministri Gonxhja  tek  ish-Fermentimi / Inspektohen punimet për rikonstruksionin e rrugëve

BECI GONXHJA

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci , së bashku me   ministrin  e Ekonomisë , Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja , kanë inspektuar pasditen e sotme punimet që po kryhen në zonën e ish-Fermentimit.

Ky investim vlerësohet tepër i rëndësishëm për transformimin e kësaj zone, ku përfitues janë mbi 1000 banorë.

Projekti i fituar nga Bashkia Shkodër, përfshin  rikonstruksionin e rrjetit nentokësor, ndriçimin dhe asfaltimin e 3.2 km rrugë në këtë zonë.