Kriza Izrael-Iran në G7, Trump i pranishëm në samitin treditor në Kanada

Trump i pranishëm

Takimi tre-ditor i G7 në qytetin malor kanadez të Kananaskis shënon rikthimin në kalendarin diplomatik ndërkombëtar për presidentin Donald Trump.

Ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney kishte hartuar një agjendë që synonte minimizimin e mosmarrëveshjeve brenda 7 vendeve më të pasura Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, Izraeli e tronditi botën dy ditë para samitit me sulmet ajrore masive kundër Iranit.

Kanadaja tani po shqyrton mundësitë, që vendet të dalin me një thirrje të përbashkët ndaj Izraelit dhe Iranit. Deklarata pritet të bëjë thirrje për ulje të tensioneve ose thjesht mund të mbështesë Izraelin, duke thënë se ai ka “të drejtë të mbrohet” për shkak të aktivitetit bërthamore të Iranit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u tha gazetarëve se foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu para samitit dhe fajesoi Iranin.

“Një zgjidhje e negociuar është në planin afatgjatë, zgjidhja më e mirë”– u shpreh ajo, duke mos bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Von der Leyen bëri thirrje gjithashtu që Grupi i Shtatë vendeve të trajtojë njëkohësisht edhe luftën ruse në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Zelensky është mes të ftuarve ne samitin e G7 dhe shpreson të zhvilloje bisedime me homologun amerikan. Edhe Trump i cili ka lavdëruar sulmet e Izraelit ndaj Iranit, ka kërkuan një zgjidhje të negociuar mes dy palëve në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë Japonia, e cila historikisht ka mbajtur lidhje të ngrohta me Iranin, i denoncoi sulmet e Izraelit si të patolerueshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për përmbajtje dhe i ka kërkuar Iranit të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa fajëson Teheranin për përshkallëzimin e tensioneve për shkak të programit të tij bërthamor.