Kriza e sulmit/ Juventusi ka një plan për Sorloth, shtohen përpjekjet për Chiesa
Norvegjezi i Atletico Madrid mund të vishet bardhezi me një shkëmbim huazimi me David. Për italianin e Liverpool duhet pritur Kupa e Afrikës.
Ndeshja me Leçe në kampionat tregoi edhe një herë qartë fotografinë e krizës së sulmit të Juventusit. Jonathan David dhe Lois Openda janë shumë larg pritshmërive, me 5 gola të shënuar nga të dy bashkë.
Trajneri Luciano Spalletti, i thirrur për të shpëtuar sezonin, është mundur të gjejë zgjidhje me intuitën e tij, duke pozicionuar në 4-2-3-1-shin e tij Yildiz si 9 false dhe McKennie si Perrotta dikur. Mund të mos mjaftojë ose jo, ndërsa klubi po përpiqet për një ose më shumë goditje në sulm.

Emri i Federico Chiesa po diskutohet shumë, por duhet pritur data 18 janar, kur përfundon Kupa e Afrikës, me Egjiptin e Salah ende në garë. Sepse Liverpool, që të lejojë një huazim të mundshëm të sulmuesit italian, duhet të sigurohet për qëndrimin e yllit të tij. Chiesa ka kualitetin për të luajtur si sulmues i parë, por edhe në krah. Ish-lojtari i Juvetusit synon të tregojë se është në lartësinë e Premier League, por gjithashtu nuk është kundër rikthimit në shtëpi.
Juventusit, me Vlahovic jashtë, i mungon një sulmues teknik dhe i fortë fizikisht. David ka kualitet, por duhet të ketë së pari qasjen e të luajturit me një skuadër të nivelit të parë. Në sfond janë shfaqur alternativat e tjera, norvegjezi Sorloth dhe uruguaiani Darwin Nunez. Dy profile perfekte për të zëvenmdësuar Vlahovic.
Sorloth po vuan te Atletico Madrid i Diego Simeone. Ka një hipotezë shkëmbimi David-Sorloth për të rigjenreruar dy sulmuesit. David e pëqlqen La Liga, pasi është një kampionat më shumë teknik. Po flitet edhe për Daniel Maldini të Atalantës, apo për Gonzalo Garcia të Real Madrid. Janari pritet të sjellë diçka për trajnerin Spalletti.
