Kristi Qarri largohet nga Vllaznia, portieri mbyll bashkëpunimin me klubin shkodran
Vllaznia dhe Kristi Qarri ndërpresin me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Klubi shkodran njofton se ka prishur para kohe kontratën me portierin. 25-vjeçari ka veshur gjatë gjithë karrierës së tij vetëm fanellën e Vllaznisë, që nga skuadrat e moshave deri tek ekipi i parë.
Portieri luajti si titullar në ndeshjet kundër Daugavpils në turin e parë të Conference League, por më pas humbi vendin e tij në skuadër.
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka arritur akordin me futbollistin Kristi Qarri për ndërprerjen e parakohshme të kontratës dypalëshe. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën kuqeblu dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
