Krishlindja, Berisha: Uroj që çdo shqiptar ta festojë këtë ditë me besim dhe shpresë

Krishlindja, Beri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes nga Katedralja e Kishës Ortodokse Autoqefale.

Berisha theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, duke shprehur dëshirën që Krishtlindjet e këtij viti të sjellin më shumë paqe, dashuri dhe një vit të ardhshëm më të mirë për të gjithë.

“Sot është një ditë e madhe jo vetëm në historinë e krishterimit, por edhe të qytetërimit botëror, veçanërisht të qytetërimit perëndimor. Uroj që çdo shqiptar ta festojë këtë ditë me besim dhe shpresë, për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm”, uroi Berisha.