Kreu i OBSH i shpëton “për pak metra” sulmeve izraelite në aeroportin e Jemenit
Sulmet ajrore të Izraelit drejt aeroportit kryesor të Jemenit, të enjten për pak sa nuk kanë rrezikuar jetën e drejtuesit të përgjithshëm të OBSH-së.
Tedros Adanom Gebrejesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, informoi nëpërmjet rrjetit social “X” se sulmi, i cili kishte si objektiv elementë të grupit Huthi, ai ishte vetëm disa metra larg nga vendngjarja në aeroportin e Sanës.
“Ishim gati për të hyrë në aeroport nga Sana… kur ai u bombardua nga ajri. Një nga pjesëtarët e ekuipazhit tonë u plagos. Kulla e kontrollit, hapësira e nisjes – vetëm pak metra larg nesh – dhe pista u dëmtuan,” tha ai, duke shtuar se kolegët e tij ishin të sigurt më pas.
Izraeli nuk e komentoi sulmin në fjalë, por agjencia e lajmeve që kontrollohen nga Huthit raportoi për tre të vrarë nga goditjet në aeroport, ndërsa tre persona të tjerë u vranë kur Izraeli goditi qytetin-port të Hodejdahës. 40 të tjerë u plagosën nga sulmet.
Ushtria izraelite tha se donte të sulmonte infrastrukturën që përdorin Huthit e Jemenit në aeroportin e kryeqytetit, si edhe stacionet elektrike dhe portet, që dyshohet se përdoren për të kontrabanduar armë iraniane dhe për hyrjen e zyrtarëve të lartë iranianë.
Delegacioni i OBSH-së që i shpëtoi sulmit të së enjtes mësohet se ndodhej në Jemen për të folur mbi situatën humanitare dhe për të diskutuar lirimin e pjesëtarëve të Organizatës që janë burgosur.
Huthit janë zotuar se do t’i përgjigjen shpejt sulmit izraelit, “përshkallëzimit me përshkallëzim”. /AJ
/rtsh.al/