Kostumet kombëtare, të preferuara në çdo stinë – Stenda me simbole kombëtare, më e preferuara e panairit në Shkodër

kostumet kombetare

Nëntori është muaji i festave kombëtare.

Kjo periudhë e vitit shoqërohet me organizime veprimtarish të lidhura me ndjenjën e atdhedashurisë.

 Panairi i artizanatit dhe zejeve nuk mungon këto ditë në zonën muzeale të Shkodrës. Veshjet dhe suvenirët me simbole kombëtare janë ato që preferohen më shumë.

Xhubleta, veshja tipike e zonave të veriut mbetet më e dëshiruara.

Fatmirësisht, veshjet popullore me motive kombëtare janë të pëlqyera në çdo stinë të vitit dhe jo vetëm në nëntor.