Sot Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë.
Rrugët e zbukuruara me flamuj, qytetarë që ecin, dhe për t’i shtuar bukurinë kësaj dite, dëbora sapo ka nisur.
17 shkurti i vitit 2008 mbetet një nga datat më të rëndësishme për popullin e Kosovës, pasi shënon shpalljen e Pavarësisë së vendit.
Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh dhe sakrificash, Kosova u njoh si shtet i pavarur, duke bërë një hap të madh drejt ndërtimit të së ardhmes së saj.
Qyteti i Prizrenit është veshur me flamuj në kuadër të festimeve të Pavarësisë.
Makinat e zbukuruara me simbole patriotike dhe qytetarët që brohorasin, krijojnë një atmosferë festive.
“Urime për Pavarësinë gjithë shqiptarisë, myslimanë, katolikë,” shprehet një banor i qytetit mes shumë të tjerëve që urojnë bashkëkombësit e tyre për këtë ditë historike, me krenari dhe gëzim.
Gjatë ditës së sotme në mbarë Kosovën po zhvillohen aktivitete të ndryshme në kuadër të festimeve të Pavarësisë.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.