Korsitë e biçikletave / Qytetarët vijojnë të pandërgjegjësuar, pedalojnë jashtë korsive

korsite bicikleta jo respekt

Përdoruesit e biçikletave vijojnë të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut, pasi zgjedhin të pedalojnë jashtë korsive.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë faktin se sot në qytet mund të lëvizësh më i sigurtë për shkak të korsive.

Por, këto të fundit ende nuk po repektohen nga vetë ata.

Shumica e përdoruesve të biçikletës edhe pse janë të vetëdijshëm për rrezikshmërinë që u kanoset në rrugën automobilistike, e përdorin atë duke injoruar korsitë e dedikuara ku janë edhe më të sigurt, duke u bërë kështu shkaktarë edhe për aksidente të mundshme.