Korsitë e biçikletave – Më shumë lehtësi për pedaluesit në Shkodër

korsite e bicikletave f

Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund të lagjes Rus,  duke përfshirë edhe sheshin para markatës dhe tregut të fruta-perimeve, për të lehtësuar aksesin e blerësve, të cilët kryesisht janë përdorues të biçikletave.

Kjo ndërhyrje e Bashkisë Shkodër ka ecur me ritme të shpejta si pjesë e procesit të krijimit të unazës së korsive të biçikletave.

Përgjegjësi i sinjalistikës rrugore në Bashkinë Shkodër, Vladimir Ajkoviq, tha se ndërhyrja është vijueshmëri e planit të mobilitetit, duke treguar edhe segmentet ku është ndërhyrë për vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

Korsia e re e biçikletave nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1.3 km dhe përshkon qendrën e qytetit deri në fund të lagjes Rus.

Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër, i cili ka në themel rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe krijimin e unazës së korsive të biçikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik të lehtësisë së ofruar ndaj pedaluesve

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.