Konvikti i shkollës profesionale “Ndre Mjeda”  – Moriqi: Prioritet çështja e sigurisë, kushtet janë optimale  

konvikti ndre mjeda

15 nxënës nga rrethe të ndryshme të qarkut Shkodër, të cilët studiojnë në Shkollën e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës , akomodohen në konviktin ngjitur me godinën e shkollës.

Godina me kushtet që ofron ka krijuar mundësi reale për të rinjtë,  të cilët akomodohen në kushte optimale, shprehet drejtori i këtij institucioni Xhevdet Moriqi.

Edhe çështja e sigurisë shihet me prioritet nga stafi i këtij i këtij institucioni.

Bashkia e Vau Dejësit ka gati projektin për rikonstruksionin e godinës tre katëshe, ku do të përfshihen ambjentet e brendshme sipas ta gjitha parametrave bashkëkohore, me izolim termik, sistem mbrojtje kundër zjarrit dhe dalje emergjence, fasadat dhe tualetet.