Sociale

Konviktet në Tiranë/ Shtohen kërkesat për shkak të qirave të larta

Mbi 80% e kapaciteteve te konvikteve ne Qytetin Studenti janë rezervuar. Ndërsa që në shtator kanë nisur të akomodohen një pjesë e studentëve.

Që prej 4 shtatorit studentët kanë pasur mundësi të rezervojnë akomodimin online përmes portalit qytetistudenti.tirana.al. Kërkesat kanë qenë më të shumta se vitet e tjera edhe për shkak të çmimeve të larta të qerasë së banesave.

Në konviktet e Tiranës akomodimi kushton 4500-5500 lekë/muaj. Vetëm këtë vit në Qytetin Studenti janë shtuar 9 godina të reja me kushte bashkëkohore.

Shtëpitë me qira në Tiranë janë goxha të shtrenjta siç e dimë dhe si student konviktet ofrojnë një mundësi shumë të mirë dhe të lirë dhe me kushte optimale afër shkollës dhe gjithçka në Tiranë”, thotë një student.

Kushtet janë shumë të mira në krahasim me çfarë kanë qenë, nga ana tjetër shtëpitë me qira kushtojnë më shumë”, thotë një student tjetër.

Aplikimet për të rezervuar akomodimin në Qytetin Studenti qëndrojnë të hapura gjatë gjithë vitit, edhe në varësi të lëvizjeve që bëjnë studentët gjatë vitit. Ndërkohë kapacitetet do të shtohen vitin e ardhshëm edhe me përfundimin e rikonstruksionit të 5 godinave të reja.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

6 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

7 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

7 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

8 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

8 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

8 hours ago