Lajme

Konstituohet Senati Akademik, Rektori Gjuraj: Transparenca me mediat dhe publikun është detyrë e jona

Senati Akademik i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të konstituimit.

Mbledhja është drejtuar nga kryetari i Senatit Akademik, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, rektor i këtij universiteti. Në hapje të mbledhjes, Gjuraj ka vënë theksin tek parimi i transparencës me mediat e qytetarët, që nga dita e parë e nisjes së punës së senatit të ri akademik.

Gjatë fjalës së tij, Gjuraj ka vënë theksin në implementimin e platformës së tij të prezantuar gjatë zgjedhjeve në universitet, por duke kërkuar vëmendje të shtuar në procesin e regjistrimeve,i cili vijon akoma.

Sipas agjendës së prezantuar, Senati Akademik ka zgjedhur sekretaren e tij, Fatbardha Osmanaga, e cila mori 19 vota të anëtarëve të Senatit.

Në vijim, është votuar për zëvendësrektorin, ku rektori Gjuraj propozoi emrin e Prof. Dr. Blerta Dragusha. Kandidatura e saj mori 18 vota pro dhe një kundër. Prof. Dr. Blerta Dragusha, është pedagoge e Fakultetit Ekonomik, të cilin e ka drejtuar për 8 vite si dekane.

Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës ka 21 anëtarë, përfshirë edhe rektorin Gjuraj. Pjesë e tij, janë edhe dy përfaqësues të studentëve.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

11 minutes ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

21 minutes ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

23 minutes ago

Sterkaj vazhdon fushatën elektorale – Kandidati socialist takime në Sterbeq, Flakë, Kamicë, Jubicë dhe Kaldrun

Unë vij sot jo vetëm si pjesë e një sigle politike, por mbi të gjitha…

25 minutes ago

Spahia: 11 maji, fund diskriminimit të veriut  /  “Programi i PD-së me fokus zgjidhjen e problematikave jetike për qytetarët”

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por banorët e njësisë administrative Rrethina përballen me…

28 minutes ago

Shiroka, simbolikë e transformimit – Drejtuesi politik Beci, kandidatët Bilali, Çela dhe Bejleri në zonën turistike

Shiroka është një nga simbolikat e transforimimit të Shkodrës.  Ky ka qënë mesazhi që kanë…

29 minutes ago