Lajme

Konstatimet për 11 Majin, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Pati shumë polarizim. Krasniqi: Shans i humbur!

Monitorues të tri organizata joqeveritare theksuan të hënën se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan mes tensioneve dhe polarizimit politik, dhe mund ta kenë përkeqësuar klimën mosbesuese ndaj procesit.

Në një konferencë për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, së bashku me Institutin e Studimeve Politike (ISP) dhe Qëndresën Qytetare konstatuan disa shkelje gjatë garës elektorale për Parlamentin e ri.

Konstatimet e drejtuesve të këtyre organizatave u bënë pas vëzhgimeve në 163 qendra votimi në 17 bashki të vendit, në tri burgje dhe 36 vende të numërimit të votave.

Klima në tërësi e procesit të votimit ka qenë shumë e polarizuar. Ka pasur debate dhe shpeshherë tendenca për përleshje fizike midis komisionerëve dhe vëzhguesve partiakë, çka në disa raste ka sjellë edhe pezullim të procesit deri në një vendimmarrje nga KZAZ-të. Këto raste janë shënuar më së shumti në Bashkitë Lushnjë, Tiranë, afër shkollës ‘Petro Nini’, në Pogradec, në Vorë, por edhe në bashki të tjera. Edhe pse partitë politike kishin mundësi të zhvillonin një garë zgjedhore demokratike dhe të kulturuar, në fakt u vërejt se shumë pak hapësirë iu kushtua prezantimit të platformave dhe risive të tyre për zgjedhësit.

Kjo fushatë, si në mediet audiovizive, por edhe ato sociale, u karakterizua nga një gjuhë e ashpër, denigruese me elemente të bullizmit midis liderëve partiakë dhe kandidatëve garues. Për rrjedhojë ne vlerësojmë se fushata ndikoi në përkeqësimin e klimës së mosbesimit të qytetarëve, te zgjedhjet, partitë politike dhe e drejta kushtetuese e votës. Vëzhguesit kanë raportuar raste konkrete të probleme sistemike të procesit zgjedhor të përsëritura edhe në zgjedhjet e kaluara gjatë procedurave të votimit, sikurse janë disa raste të votimit familjar apo mosrespektimit të procedurave për dhënien e ndihmës ndaj zgjedhësit që nuk mund të votonin dot vetë për shkak të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu në medie janë raportuar edhe raste të fotografimit të votës, por vëzhguesit e organizatave raportojnë se qasja e komisionerëve për të mos lejuar zgjedhësit që të futen në dhomën e fshehtë me çanta ose aparate celulare nuk ka qenë një qasje e unifikuar,” u shpreh drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), Erida Skëndaj.

Znj. Skëndaj qortoi edhe Prokurorinë që nuk e shfrytëzoi si duhet task-forcën e ngritur për zgjedhjet dhe vonoi hetimet për indiciet paraprake.

Duke pasur parasysh kontestimet e aktorëve politikë për angazhimin e strukturave, të Policisë së Shtetit, ne vlerësojmë se Prokuroria duhet të merrte një rol proaktiv në drejtimin e procesit të verifikimit dhe nëse do të ishte e nevojshme, të fillonte menjëherë hetimin. Përveç task-forcës të ngritur nga SPAK në çdo Prokurori të Juridiksionit të Përgjithshëm janë ngritur njësi të posaçme me përfaqësues nga organi i Prokurorisë, nga SPAK, oficerë të Policisë Gjyqësore nga këto Prokurori dhe të Policisë së Shtetit. Të gjitha rastet, për të gjithë personat e përfshirë, pavarësisht statusit politik, duhet të ketë hetime dhe vendimmarrje ligjore objektive, të pavarura,” shtoi znj. Skëndaj.

Për kreun e ISP-së, Afrim Krasniqi, megjithëse të pakëta në numër, incidentet e regjistruara gjatë ditës së zgjedhjeve ishin të evitueshme.

Personalisht e quaj një shans të humbur të Shqipërisë që 25 vite në tranzicion të mos arrijë të krijojë standarde normale të një vendi demokratik, që supozohet të shkojë drejt Bashkimit Europian. Pamë gjithë atë investim të KQZ-së, të buxhetit të shtetit për të siguruar një infrastrukturë zgjedhore, një numër të madh komisionerësh dhe monitoruesish nga KQZ-ja dhe strukturat përkatëse, pajisje elektronike, reklamë, sensibilizim, gjithçka tjetër dhe në krahun tjetër pamë një sistem të partive politike, që në vend ta ndihmonte integritetin e zgjedhjeve, gati-gati krijoi struktura paralele. Në terma të përgjithshëm, zgjedhjet e djeshme ishin një ditë e parë për Shqipërinë, kur Shqipëria meritonte në kuadër të negociatave me BE-në një maturi tjetër dhe reflektim nga gabimet e kaluara, që nuk e pamë, por pamë përsëritje të zgjedhjeve të kaluara,” deklaroi z. Krasniqi.

Blerti Delija

Recent Posts

Krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe votimit, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17  verifikim në polici, 25 mosfillim hetimi

Struktura e Posaçme Antikorrupsion bëri të ditur të dhënat zyrtare për krimet zgjedhore, të cilat…

10 minutes ago

Votat e diasporës, Greqia do trajtohet veçmas. Procesi i numërimit ende i pezulluar, Celibashi i pranishëm te “Parku Olimpik”

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, diaspora ka ushtruar të drejtën e…

12 minutes ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia apo Egnatia kush do të fitojë titullin?

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” do të…

39 minutes ago

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt, PD ruan ende 2 qarqe, PSD forcë e tretë

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…

47 minutes ago

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

13 hours ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

16 hours ago