Konkursi Ndërkombëtar “Pjetër Gaci” / Organizatorët: Ky edicion po shënon nivel të lartë artistik

Dita e tretë dhe e katërt e Konkursit Ndërkombëtar për Çmimin “Pjetër Gaci”, që po zhvillohet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ka sjellë në skenë dhjetëra të rinj instrumentistë dhe vokalistë, të grupmoshës 14 deri në 20 vjeç.
Ashtu si në kategorinë e fëmijëve, edhe në këte kategori, pjesëmarrësit janë kryesisht nga Shqipëria dhe Mali i Zi, i cili përfaqësohet në këtë edicion me plot 32 konkurrentë.
Një pjesë e tyre kanë konkurruar edhe në edicionet e mëparshme të këtij konkursi.
Organizatorët thonë se edhe ky edicion po shënon nje nivelin të lartë artistik , veçanërisht në disa disiplina, duke e cilësuar këtë një vit të suksesshëm për interpretimin muzikor të të rinjve.
Edicioni i 24-t i Çmimit “Pjetër Gaci” përmbyllet të dielën me mbrëmjen finale, ku do të ndahen çmimet për interpretuesit më të mirë të këtij viti.