Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe / Kadija: Sfidë mbetet ruajtja dhe shkrimi i drejtë i gjuhës sonë

konkunkursi gjuha shqipe

Në Shkodër ka nisur faza e dytë e konkursit “Gjuha Shqipe”.

Për katër ditë radhazi, nxënësit e klasave të 9-ta do të konkurojnë në nivel bashkie, ndërsa fituesit do të përfaqësojnë Shkodrën në nivel rajonal dhe kombëtar.

Kadija tha se sfidë mbetet ruajtja dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe.

Sipas saj, konkurse të tilla ndihmojnë ndjeshëm në këtë aspekt.

Shkodra, edhe këtë vit, synon një përfaqësim dinjitoz në rang kombëtar.

Gjuhët e huaja dhe trendi i të shprehurit me shkurtime po e varfërojnë gjithnjë e më shumë gjuhën shqipe.

 Për këtë arsye, edhe vetë nxënësit kërkojnë më shumë ndërgjegjësim dhe organizimin e aktiviteteve të tilla.

Këtë vit, konkursi i gjuhës shqipe, krahas pyetjeve që adresohen nga juria, përfshin edhe “kartolinën e librit”, debatet si dhe projektin e gjuhës shqipe.