Edhe pas më shumë se 2 vitesh, saga se kujt i përket vula e PD ende nuk ka marrë fund, duke sjellë përçarje dhe krijim të fraksioneve të ndryshme brenda demokratëve me pretendimin se ato kanë të drejtën e vulës dhe përfaqësimit të partisë.
Në dhjetor Gjykata e Lartë sërish la pa zgjidhje këtë çështje, ku riktheu për rishqyrtim në Gjykatë e Apelit çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike, duke kërkuar gjykim me trupë tjetër gjykuese.
Partia Demokratike me firmë të Enkelejd Alibeajt i ka bërë kërkesë Gjykatës së Lartë që të zbardhë vendimin e saj të 27 dhjetorit 2023, në mënyrë që të mund të ndjek çështjen brenda afatit ligjor dhe të krijojë qartësi ligjore për Partinë Demokratike lidhur me pretendimet e legjitimiteti të drejtimti të saj.
“Risjellim në vëmendjen tuaj se gjykimi i kësaj çështje ka filluar në vitin 2022 dhe në vazhdën e vendimit tuaj duhet t’i nënshtrohet rigjykimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Duke marrë shkas nga natyra e veçantë e gjykimit në afate kohore të shpejta; duke patur në konsideratë peshën që kjo çështje në zgjidhjen përfundimtare të pretendimeve lidhur me legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike; ngërçin ligjor dhe politik në të cilin kjo çështje gjyqësore ka futur Partinë Demokratike në veçanti dhe opozitën në tërësi; nevojën e kësaj të fundit për një qartësi ligjore dhe politike me qëllim ushtrimin e funksionit shoqëror dhe politik të saj. Ju lutemi të realizoni zbardhjen e pjesës arsyetuese të vendimit të datës 27 dhjetor 2023.
Zbardhja e vendimit të datës 27 dhjetor 2023 dhe dërgimi i dosjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në afatet më të shkurtra të mundshme kohore do të na jepte mundësinë të kërkojmë nga kjo Gjykatë gjykimin e çështjes brenda afateve kohore ligjore”, shkruhet në kërkesën e PD.
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa dhe se ky vendim duhet të zbardhet sa më shpejtë nga gjykata pasi dhe qytetarët duhet të jenë të qartë se kush e ka legjitimitetin e partisë.
“Kërkojmë zbardhjen e vendimit dhe dërgimin e dosjes në Apel që të jap vendimin përfundimtar. Po bëhet 2 muaj nga vendimmarrja dhe gjykata ka shkelur afatin me 30 ditë për vonesën e zbardhjes së vendimit. Kërkojmë që ajo ta zbardhë sa më shpejtë. Kjo është kërkesa e tretë. Ky është detyrim që gjykata ka ndaj qytetarëve duke parë sensibilitetin e çështjes që qytetarët dhe demokratët të jenë të qartë se kush e ka legjitimitetin e partisë”, tha Sefa për mediat para gjykatës.
Në vendimin e 27 dhjetorit 2023, Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit më 3 mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe e dërguan çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese.
Gjykata e Lartë argumenton se në vendimin e 3 marsit të Apelit ka patur shkelje procedurale. Po ashtu, Gjykata e Lartë i kërkon Gjykatës së Apelit që të marrë një vendim nëse qëndrimi i Zhukrit, i cili konfirmoi Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimit, është apo jo i drejtë.
Nëse vendimi i gjyqtarit Zhukri do të mbetej në fuqi, atëherë vula do të shkojë te Sali Berisha, nësë do të rrëzohet në Apel Partia Demokratike i mbetet Lulzim Bashës.
Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…
Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…
Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…
Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…
This website uses cookies.