Konflikt në mjediset e spitalit të Shkodrës / Nisin procedime penale ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme

policia nentor lart

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 45 vjeç, pasi më 28.01.2026, në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër, është konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas kosovar 47 vjeç.

 Po ashtu edhe ndaj një shtetasi 40 vjeç, nisi procedim penal pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas nga fshati Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 41 vjeç, banues në Vermosh, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi më 28.01.2026, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Bashkim për të kryer procedurat e regjistrimit në hyrje të RSH-së.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.