Konferencë studentore për teknologjinë në UNISHK / Prezantohen punime kërkimore nga studentët e Shkencave të Natyrës
Disa punime kërkimore në fushën e teknologjisë, kryesisht të inteligjencës artificiale, të realizuara nga studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u prezantuan në konferencën studentore me temë “Teknologjia dhe ndikimi i saj në ditët e sotme”.
Punimet pasqyronin qasje inovative dhe praktike mbi përfshirjen efikase të teknologjisë në fusha të ndryshme.
Në përshëndetjen e tij gjatë konferencës, rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, theksoi se integrimi sa më i hershëm i inteligjencës artificiale në kurrikulat akademike përbën një nga prioritetet kryesore të institucionit.
Në këtë vit akademik, inteligjenca artificiale është përfshirë si pjesë e kurrikulës së programit master në Departamentin e Informatikës, në Universitetin e Shkodrës, ndërsa synimi është shtrirja e saj në të gjitha programet e Shkencave të Natyrës dhe më gjërë.
