Categories: LajmeRajoni

Konferencë shkencore e përbashkët e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Në Prishtinë u çel të premten konferenca shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekononomik Kosovë- Shqipëri dhe rajon” organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Konferenca u çel nga akademikja Justina Shiroka-Pula dhe akademik Anastas Angjeli. Më pas fjala iu dha akademik Skënder Gjinushit. Ai tha se bashkëpunimi midis kërkuesve e studiuesve të Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm në të gjitha fushat e shkencës e që tani është kthyer në një praktikë pozitive midis dy akademive.

Zoti Gjinushi tha se kapacitetet intelektuale e logjistike modeste, përvojat e pakta në shumë fusha të reja, financimi i ulët për kërkimin shkencor në raport me PBB, e bëjnë të këshillueshëm e të detyrueshëm një bashkëpunim mes dy akademive.

Sipas kryetarit të ASHSH, Gjinushi, integrimi europian ka nisur si nevojë e integrimit ekonomik. Ky proces në të cilin janë përfshirë dhe Kosova e Shqipëria dhe globalizimi i përgjithshëm, imponojnë një bashkëpunim në rritje jo vetëm me vendet e rajonit e ato evropiane, por më së pari, mes nesh.

“Ne na duhet t’i paraprijmë integrimit tonë europian me integrimin tonë të brendshëm, si treva të botës shqiptare, në të gjitha fushat, por veçanërisht e me përparësi në rrafshin ekonomik, duke pasur si objektiv orientues “Dy vende – një ekonomi”, ka theksuar akademik Skënder Gjinushi.

Për sa i takon integrimit ekonomik e shkencor midis Shqipërisë e Kosovës,  Gjinushi tha se, si dy vende me të njëjtin popull, këto tendenca e prirje të politikës janë të sfumuara, pasi midis nesh nuk duhet të ketë asnjë merak se kush përfiton më tepër. Marrja e mendimit shkencor për çështjet e rëndësishme siç do të jenë edhe konkluzionet e rekomandimet e kësaj konference, do të zbuste edhe ndonjë prirje për protagonizëm politik, tha kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

10 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

11 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

11 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

11 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

11 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

11 hours ago