Categories: LajmeEkonomi

Koncesioni i Triportit, hapet tenderi për monitorimin e zbatimit të kontratës me vlerë rreth 60 milionë lekë

Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për kontraktimin e një inxhinieri të pavarur, që të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e koncesionit për mbikëqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë. 

Kontrata e partneritetit publik privat (PPP) për portin e Triportit u miratua nga qeveria në maj të vitit të kaluar, ndërkohë që zbatimi i saj do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 59.29 mln euro, pa TVSH.

Sipas dokumenteve të tenderit, do të duhet që çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të sistemeve të cilësisë dhe auditimit të rezultateve.

Kontrata ka një kohëzgjatje 10 – vjeçare, ndërsa referuar tabelës së pagesave nga Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, disbursimi nga buxheti i shtetit do të nisë në vitin e 4 të kontratës. Çdo vit konsorciumit do t’i paguhet vlera prej 8.47 mln euro.

Porti i Integruar në Triport, Vlorë po ndërtohet në portin ekzistues të peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”. 

Ai ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e brendshme ofron kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Ndërsa në pjesën e jashtme ishte hapësirë e fituar pas ndërtimit të një dallgëthyesi.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…

17 hours ago

Berisha: Kërkojmë qeveri teknike! Misioni im mbaron kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…

17 hours ago

Shtim i divorceve në Shkodër – Avokati Brunga: Dhuna në familje dhe tradhëtia ndër shkaqet më kryesore

Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…

17 hours ago

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin

Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…

17 hours ago

Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës – Plan konkret për zhvillimin nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…

17 hours ago

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…

17 hours ago