Categories: LajmePolitikë

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, Ropke: S’mund t’i lëmë më gjatë në sallën e pritjes vendet kandidate

President i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC) Oliver Ropke në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ekonomik e Social Europian ka deklaruar se zgjerimi në BE ka arritur në një moment kyç. Sipas tij, vendet kandidatë dhe të Ballkanit Perëndimor nuk duhen lënë më në sallën e pritjes.

Ropke theksoi se ndonëse anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë i bazuar në meritat e secilit vend, shumë gjëra, shtoi ai, mund të bëhet më përpara.

“Është një nismë e shënjuar që nisim sot qysh prej par 10 muajsh kur mora presidencën. Donim të bëheshim një prej institucioneve` të para të BE-së që përfshinim vendet kandidate në punën tonë.

Është një shenjë e madhe që shenjojmë sot këtë proces.

Zgjerimi ka arritur një moment kyç. Ne në nismat tona kemi përfshirë gjithë vendet kandidate dhe Blalkanit Perëndimor. Personalisht jam i mendimit që s’mund t’i lëmë më gjatë në sallën e pritjes. Na duhet të angazhohemi për të dëshmuar se edhe pse anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, mendoj se shumë gjëra mund ti bëjmë më përpara dhe të integrojmë vendet kandidatë në punë  tonë për të fuqizuar shoqërinë civile. Ky projekt do të nisë. Presim me padurim të punojmë me ju. Jam i bindur që ju mund të sillni nisma e pikëpamje të reja. Nuk është drejtim njëkahësh., Të dyja krahët mund të punojnë për njëra-tjetrën.

Dua të ndaj me ju që përgjigja ndaj thirrjes sonë për vendet në zgjerim ishte mbresëlënëse, 600 aplikime me shumë. Janë 131 anëtarë nga vendet kandidate. Tregon sa e gjallë shoqëria civile në këto vende.

Pres me padurim të caktojmë një standard të ri përsa i përket integrimit gradual”, tha Ropke.

Të pranishëm në konferencën e përbashkët ishte dhe Kryeministri i Malit të Zi, Kryeministri Edi Rama dhe zv.presidentja e deleguar e Komisionit Europian të Vlerave & Transparencës Vera Jourova.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK: Po mbahen peng institucionet. LVV: Opozita kërkon bllokadën

Seanca e kësaj të diele (25 maj) ka dështuar sërish për konstituimin e kuvendit të…

7 hours ago

Moto Fest Shkodra 2025 – Eventi i  organizuar nga Bashkia kulmoi me performancën e grupit të njohur “Elita 5”

"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë…

7 hours ago

Parcelë me kanabis në malin e Rrencit – Arrestohet 30- vjeçari nga Velipoja, në kërkim i vëllai dhe një shtetas tjetër

Një 30- vjeçar nga Velipoja është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet me…

7 hours ago

Kontratat kolektive – Tuka: Gjatë vitit 2024 në Shkodër u zbatuan deri në masën 90%

Gjatë vitit 2024 në Shkodër kontrata kolektive u zbatuan deri në masën 90%. Këtë gjë…

7 hours ago

Shije që nuk harrohet kurrë – Shkodranët kujtojnë gatimet e gjyshes

Në çdo familje shqiptare  gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha…

7 hours ago

Shiroka turistike  – Qytetarët: E frekuentojmë për ajrin e pastër dhe natyrën

Shiroka është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë…

7 hours ago