Deputeti i Partisë Demokratike e ka konsideruar iniciativën e mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion si përpjekje për të rrëzuar SPAK-un.
Duke folur në një intervistë për RTSH24, Sula tha se strukturat më të besueshme në vend të luftës ndaj korrupsionit është SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërkohë sipas tij mazhoranca kërkon ta rrëzojë.
Ai vuri në dukje se sistemi i drejtësisë ka probleme por nuk duhet prekur SPAK-u dhe GJKKO-ja.
“Nuk ka moral kjo gjë që në 11 vite çdo kapilar i administratës ka probleme të thella, të rënda të korrupsionit ne themi që do ta luftojmë atë. Pse ky komision do ta luftojë? Problemi cili është? Ligji ka, ligje bëhen, a ka njerëz, a ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin? SPAK-u dhe GJKKO është 1/10 e sistemit të drejtësisë. Sistemi i drejtësisë ka probleme. Dosja të pagjykuara dhe shumë të tjera të pa hetuara. Por i vetmi institucion sot i drejtësisë është SPAK-u dhe GJKKO-ja ku qytetarët dhe ndërkombëtarët e vlerësojnë. 75 për qind e shqiptarëve besojnë te SPAK-u”, tha Sula.
Deputeti demokrat theksoi më tej se kur vetë institucionet si SPAK dhe GJKKO nuk e kërkojnë një komision të tillë apo për t’u vetëkorrigjuar, atëherë sipas Sulës, për çfarë duhet ky komision Antikorrupsion.
Sula shpjegoi se kjo bëhet pasi SPAK po godet në nivele të larta të politikës dhe politikanët po kërkojnë ta rrëzojnë.
“Kur vetë institucionet nuk e kërkojnë një gjë të tillë për çfarë do të duhet ky komision i posaçëm thuhet se do t’i thërresë drejtuesit e SPAK. SPAK-u po përpiqet të ecë përpara këta po përpiqen ta rrëzojnë dhe kjo është e tmerrshme. Është për të ngritur zërin.
Nëse mazhoranca garanton se nuk do të ketë ndërhyrje te SPAK-u dhe GJKKO-ja duke përjashtuar këto dy institucione dhe të shohë problematikat e institucioneve të tjera, jam dakord, por jo nën emrin e diskutimit dhe debatit, ndodh tjetër gjë.
Kështu ndodhi edhe me amnistinë për të cilën jam bërë pishman që e kam votuar. SPAK-u ka arritur në nivele të larta të ndëshkimit të politikanëve dhe shqetësimi është i politikanëve të djeshëm dhe të sotëm të cilët kanë frikë nga pavarësia e SPAK-ut”, shpjegoi Sula për RTSH24.
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
Shkodra vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, duke dëshmuar se është një destinacion…
This website uses cookies.