Komisioni i Jashtëm miraton unanimisht projektligjin për Bordin e Paqes

Komisioni i Jashtëm mira

Komisioni për Politikën e Jashtme i Kuvendit ka dhënë miratimin për projektligjin që parashikon aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas vendimit të mëparshëm të Kuvendit për shqyrtimin e tij me procedurë të përshpejtuar. Projektligji u mbështet unanimisht në komision, me 13 vota në favor.

Sipas burimeve, gjatë procesit të votimit nuk u regjistrua asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se komisioni ka miratuar projektligjin pa ndryshime, duke ruajtur variantin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave.