Lajme

Komisioni i Integrimit miraton Paketën e Maleve dhe hapjen e degës së BEI në Shqipëri

Marrëveshja për hapjen e degës së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri është miratuar nga Komisioni i Integrimit.

Kjo bankë është organ i Bashkimit Evropian dhe do të menaxhojë fondet, të cilat Shqipëria pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes, pjesa më e madhe në kredi, por edhe grante.

Për kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku, hapja e kësaj zyre është dëshmi e mungesës së besimit tek institucionet vendase.

Unë e shoh si skepticizëm ndaj institucioneve shqiptare për të siguruar që fondet nuk shpërdorohen, sepse ato që kanë ndodhur me IPARD-in, me fondet e bujqësisë, është një njollë shumë e madhe mbi institucionet shqiptare,” tha znj. Tabaku.

BEI ka dhënë një sërë huash dhe kredish për shtetin shqiptar, të cilat po implementohen ose do të implementohen së shpejti, kështu që ka treguar mjaftueshëm besim në të shkuarën për aftësitë implementuese edhe të qeverisë. Arsyeja pse është e nevojshme të ketë një zyrë këtu është se projekti i Planit të ri të Rritjes është një projekt tejet specifik i cili po koordinohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe ka nevojë për një ndjekje të vazhdueshme,” deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Endrit Yzeiraj.

Gjithashtu komisioni ka miratuar edhe Paketën e Maleve, që synon shitjen e tokave shtetërore, që kanë një posedues, me tarifën simbolike 1 euro, me qëllim zhvillimin e maleve për t’u kthyer në pika turistike.

Kjo nismë u rikthye në komision, pasi më herët u bllokua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kaloi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Nga kjo paketë planifikohet të jenë 500 përfitues.

Blerti Delija

Recent Posts

Murale që transformojnë qytetin  – Një ligjëratë frymëzuese në Universitetin e Shkodrës

Ndikimi i muraleve në transformimin urban ishte tema e një ligjërate të mbajtur në Universitetin…

28 minutes ago

Arrestohen tre shtetas në Shkodër – Dy prej tyre goditën me sende të forta një banor nga Vau i Dejës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan një 38-…

30 minutes ago

Liga e Europës në RTSH/ 80.000 mijë tifozë anglezë në Bilbao, nata para finales ishte një kaos i vërtetë

San Sebastiani ishte arena më e fundit ku huliganët e dy skuadrave finaliste të Ligës…

41 minutes ago

Elita 5 fiton edicionin 22 të “Netët e Klipit Shqiptar” me këngën “Natën e mirë”

Grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare Elita 5 me këngën “Natën e mirë” ka fituar…

45 minutes ago

Java Globale e Veprimit për Sigurinë Rrugore, ndërgjegjësim të qytetarëve për uljen e fataliteteve në rrugë

Java Globale e Veprimit për Sigurinë Rrugore, e cila zhvillohet nga data 21 deri më…

50 minutes ago

Negociatat në Bruksel, çelet një tjetër kapitull për integrimin

Shqipëria çel të enjten (21 maj) një tjetër grup-kapitull për integrimin. Kryenegociatorët në Bruksel, në…

54 minutes ago