Kombëtarja U21, ja lojtarët e grumbulluar për ndeshjen me Zvicrën

125d247a617448c890a65259f6f959dd

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 6 shtator takimin ndaj Zvicrës U-21, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin të dielën, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar edhe listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa 13 të tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.

Ndeshja Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet në stadiumin “Stade de la Tuilière”, më 6 shtator në orën 19:30.

Lista e Kombetares U 21 1