Categories: LajmeSport

Kombëtarja shqiptare e veteranëve miqësore me holandezët e SC Jekerdal

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të luajë një ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipin holandez të Maastricht, SC Jekerdal. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur akordi që kjo sfidë të luhet më datë 20 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ky nuk do të jetë organizimi i parë i FSHF-së për këtë vit në lidhje me Kombëtaren e veteranëve, pasi muajin e kaluar në “Shtëpinë e Futbollit” u organizua edhe një turne i veçantë në formën e një “triangolareje” ku morën pjesë, Kombëtarja shqiptare e veteranëve, ekipi i veteranëve të Hanover-it dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit. Por jo vetëm kaq, pasi gjatë këtyre muajve Kombëtarja shqiptare e veteranëve ka pasur aktivitet të vazhdueshëm, duke zhvilluar seanca stërvitore por edhe ndeshje testuese në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri i skuadrës së veteranëve, Sulejman Mema, ka dhënë një intervistë për fshf.org ku ka folur rreth turneut që u zhvillua muajin e kaluar, por edhe për ndeshjen miqësore ndaj SC Jekerdal që do të luhet më datë 20 prill.

“Po kthehet tashmë në një traditë, që çdo javë të mblidhemi dhe të stërvitemi në “Shtëpinë e Futbollit”. Pjesë e Kombëtarës së veteranëve janë emra të mëdhenj që kanë lënë gjurmë dhe kanë shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Muajin e kaluar organizuam një turne të veçantë në formën e një “triangolareje”. Dua të falënderoj Altin Lalën, Vasil Rucin, ekipin e veteranëve të Hanover-it, ekipin e veteranëve të Flamurtarit dhe Kombëtaren shqiptare të veteranëve . Turneun e fituam ne por rezultatet janë në plan të dytë, pasi të gjithë së bashku kaluam një kohë shumë të bukur dhe i mirëpritëm si duhet miqtë tanë nga Gjermania.

Ne do të vazhdojmë të stërvitemi në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që zhvilluam edhe një ndeshje testuese të enjten më datë 4 prill me ekipin e veteranëve të Elbasanit. Gjithashtu është arritur dakortësia që të zhvillojmë një tjetër miqësore ndërkombëtare, që do të luhet më datë 20 prill në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj ekipin holandez të Maastricht, SC Jekerdal”, – tha trajneri i skuadrës së veteranëve, Sulejman Mema.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

1 day ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

1 day ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

1 day ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

1 day ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

1 day ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

1 day ago