Ndërhyrja e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës – Kanalizime në kolektorin në qendër të qytetit të Shkodrës dhe Ndërmarjes së Shërbimve dhe Punëve Publike të bashkisë po vijon me një ritëm të lartë.
Grupet e punës po operojnë edhe në orët e natës me mjete, shprehet kryeinxhinieri i ujësjellësit, Lazër Pema , në mënyrë që të mos bllokohet trafiku rrugor në atë segment të rëndësishëm.
Qëllimi kryesor i këtij angazhimi maksimal është përshpejtimi i punës për ta vënë sa më shpejt në efiçencë të plotë këtë linjë të kolektorit për evadimin e ujrave të bardha në qendër të qytetit të Shkodrës, shprehet kryeinxhinieri Pema
Kjo ndërhyrje e ujesjëllësit në kolektorin, që përfshin zonën qëndrore të Shkodrës, ka një rëndësi të veçantë, sepse eleminon përmbytjet në këtë aks kryesor në rastet e reshjeve të dendura të shiut.
Kjo ndërhyrje në rrjetin nëntoksor po bëhet në një gjatësi afro 200 metër nga fillimi i pedonales “Kolë Idromeno” deri në rrethrrotullimin pranë sheshit “Demokracia” në qendër të qytetit. Eleminimi i përmbytjeve nga reshjet e shiut duke përmirësuar situatën ujëmbledhëse janë fokusi kryesor i kësaj ndërhyrje të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellësit dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.