Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD-së, Berisha: Nënshtrim politik i gjykatësve

Berisha u shpreh se “vendimi

Pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në tre qarqe, Elbasan, Durrës dhe Fier, ka reaguar edhe kreu i demokratëve, Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat Berisha u shpreh se “vendimi i kolegjit zgjedhor është dëshmi e një nënshtrimi të plotë dhe total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk njohin”.

Sipas Berishës, Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha betejat që shqiptarët të votojnë të lirë.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor dëshmi e një nënshtrimi total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk respektojnë

Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha beteja që shqiptarët të votojnë të lirë.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është dëshmi e një nënshtrimi të plotë dhe total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk njohin dhe nuk respektojnë.

Mbrojnë qeverinë, mbrojnë farsën zgjedhore më të shëmtuar në historinë e vendit dhe bëhen pjesë e saj. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq, më herët, Kolegji Zgjedhor vulosi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Elbasanit, Durrësin dhe Fierin, duke rrëzuar ankimet e Partisë Demokratike e cila kërkonte përsëritje të zgjedhjeve.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor vjen pasi kërkesat e opozitës u rrëzuan edhe në KAS.