Kliti Hoti: Shkodra e lënë në harresë – Kandidati për deputet i PD-së vizitë në një shtypshkrojnë në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, vizitoi sot një shtypshkronjë, një nga institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit.
Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me punën dhe sfidat e këtij institucioni, falë mikpritjes së Gjon Serreqit, trashëgimtarit që, prej dekadash, ruan me përkushtim këtë vlerë kombëtare.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat që përjetojnë sot shtypshkronjat në vend, nga mungesa e investimeve në teknologji te rënia e interesit për librin dhe mbështetja e dobët institucionale.
Në fund të vizitës, kandidati Hoti theksoi se Shkodra, dikur zemra e kulturës dhe dijes shqiptare, është lënë qëllimisht në harresë nga politika e sotme.
Ai premtoi se me Partinë Demokratike në qeveri, qyteti do të rikthehet si një qendër e fuqishme kulturore, arsimore dhe mediatike – ashtu siç e meriton.