Kirsty Coventry merr zyrtarisht drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Kirsty Coventry merr

Kirsty Coventry ka marrë zyrtarisht drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke pasuar në këtë post Thomas Bach. Kristy Coventry është e para grua që merr drejtimin e organizmit më të lartë Botëror të Olimpizmit.

Në zgjedhjet e mbajtura më 20 Mars, Coventry mori 49 vota, në garën mes 7 kandidatëve për Presidencën e Komitetit Olimpik.

41-vjeçarja nga Zimbabve ka një karrierë brilante si notare, ku nuk mungojnë 2 medalje të arta Olimpike, në Athinë dhe Pekin. Thomas Bach largohet nga drejtimi i IOC pas 12 vjetësh dhe u shpall President Nderi Përjetë.