Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

493932477_1081362404031484_2428558625543017021_n-696x464

 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, gjeneral Luciano Portolano, gjatë një vizite zyrtare në Itali.

Gjenerallejtënant Arben Kingji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë FARSH ndër vite, e cila ka ndikuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve operacionale  dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe falënderoi në veçanti shefin e Shtabit dhe Forcat e Armatosura të Italisë për kontributin e tyre në operacionet paqeruajtëse KFOR, EUFOR, etj.

Shefat e Shtabeve konfirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin më tej të bashkëpunimit, si në kuadër të iniciativave rajonale po ashtu dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s.