Kina i ka ofruar ndihmë Tajvanit pas tërmetit të fortë që goditi ishullin.
Tërmeti shkaktoi dëme të shumta në ndërtesa dhe plagosi një numër njerëzish në ishullin, i cili ka më shumë se 23 milionë banorë.
Zëdhënësja e Byrosë së Çështjeve të Tajvanit, Zhu Fenglian tha se ”autoritetet në Pekin ishin shumë të shqetësuara për situatën”.
”Kina po monitoron situatën dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për fatkeqësitë”, shtoi ajo.
Tajvani ka një qeveri të pavarur që nga viti 1949, por Kina e konsideron demokracinë vetëqeverisëse pjesë të territorit të saj.
Sipas shifrave zyrtare, të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 700 janë plagosur si pasojë e tërmetit të fortë në brigjet e Tajvanit.
Një tërmet me magnitudë 7,2 ballë Rihter goditi ishullin në një thellësi prej 15,5 kilometrash, sipas Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit (CWA).
Epiqendra ishte rreth 25 kilometra në juglindje të Hualien në Tajvanin lindor.
Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…
Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…
Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…
Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…
Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…
This website uses cookies.