Lajme

Këshilli i Sigurimit- Ziade: Situata në Kosovë, ende e brishtë. Ministri serb: Kërkojmë reagim

Shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziade, prezantoi në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), në të cilën thuhet se situata në veri të Kosovës është ende e brishtë.

Pas leximit të këtij raporti, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar reagim të shpejtë të Këshillit të Sigurimit pas një sërë masash të njëanshme dhe të rrezikshme nga Prishtina.

Gjatë seancës, Gjuriq theksoi se shkelja e të drejtave të njeriut dhe lëvizjet e njëanshme të  institucioneve të Prishtinës, dhe Kryeministrit Albin Kurti, krijojnë klimë frike dhe destabiliteti, ndërsa shtoi se dhuna ndaj serbëve në veri të Kosovës u përshkallëzua dhe arriti në një nivel alarmant.

Gjuriq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi se vetëm në vitin 2024, më shumë se 90 sulme kanë pasur për qëllim specifikisht individët dhe pronën serbe, dhe asnjë autor nuk u përball me drejtësinë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

1 day ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

1 day ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

1 day ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

1 day ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

1 day ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

1 day ago